Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga hyrja në qarkullim e masave ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore të cilat do të sjellin rreshje shiu në fundjavë në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.
Moti sot do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe rreshje shiu në pjesën e dytë të ditës.
Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet.
Valëzimi i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0–1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 8/21°C
Zonat e ulëta 11/23°C
Zonat bregdetare 12/22°C
Kosova
Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe rreshje shiu të pakta.
Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 7°C në mëngjes deri në 21°C gradë Celcius në mesditë.