20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

Parashikimi i motit, vijon ‘vera’ e tetorit

spot_img

Është pothuajse mesi i tetorit dhe vera duket se nuk do që të ikë. Moti i kthjellët dhe me temperatira të larta dominon bregdetin dhe zonat e ulëta në vend, por me kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqiten zonat malore verilindore-juglindore.

Orët e pasdites duke përfshirë dhe natën do të mbeten edhe sot në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante në mëngjes dhe mesditë. Ato do të luhaten në ekstremumet termike nga 6 në 28°C.

Era do fryjë kryesisht e lehte, me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi Lindor – Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat