fbpx

Parashikimi i Ramës: Tërmeti iku, nuk ka më

79A94B9C-CDA3-4FE2-A915-05F97F91EDC5.jpeg

Kryeministri Edi Rama ishte në një qendër sociale në Tiranë, ku bëri parashikimin për tërmetet. Sipas Ramës nuk do të ketë më lëkundje nga tërmetet.
“Tërmeti iku, nuk ka më tërmet”, iu tha kryeministri banorëve.
Ndërkohë, Rama bëri edhe një sqarim për të gjithë banorët të cilët janë të strehuar në hotele, duke thënë se një pjesë do rikthehen në banesa.

Ky nuk është program për strehim, ky është program për të strehuar ata që janë goditur. Tani do fillojmë me verifikimet, që ata që janë në hotel nga frika do kthehen vetë se i kanë shtëpitë të banuara. Ata që janë atje se duan strehim ata do kthehen prap me qira. Kurse për këta që kanë probleme me shtëpinë dhe shtëpia është e parikuperueshme do ti gjejmë një sistem të njëjtë që pak nga pak, se nuk mund të rijnë në hotel, ta kalojmë këtë traumën, ti kalojmë edhe festat”, – u shpreh kryeministri.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303