fbpx

‘Paratë tuaja i ka bërë rrush e kumbulla, bredh me charter’, Basha akuza të ashpra Ramës

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar nga Kombinati, ku sërish ka akuzuar Ramën për varfërinë të shqiptarët.

“Në qytete të tjera ku bizneset po mbyllen po falimentojnë ku njerëzit nuk janë në gjendje të blejnë as nevojën minimale të konsumit të tyre. Listat janë shtuar është shtuar numri i njerëzve që nuk kanë mundësi të paguajnë as për nevojat minimale të ditës. Varfëria është kudo. Edhe në kohë të pandemisë.

Kjo është situata e tmerrshme ekonomike, ndërsa Edi Rama bredh me charter lukson në Ervropë, shpenzon qindra mijëra euro nëpër Paris, lekë që do të jepnin ndihmë jetike për qindra familje që sot skanë mundësi të blejnë mallrat bazë për familjet. Raporti i fundit e Bankës Botërore thotë se 1 në 2 familje shqiptare jeton në varfëri.

Situata e tmerrshem eknoomie ka 1 përgjejgësnjerin që ka vënë përpara xhepat e tij dhe pushtetin e tij dhe pasurimin e një grupi oligarkësh me të cilët mban pushtetin. Jam këtu për të thënë se ne kemi një plan.

Paratë tuaja i ka bërë rrush e kumbulla, me udhëtime me chartera luksozë në Evropë”, tha Basha.