fbpx

Paris, arrestohen 45 persona pas protestave të djeshme

105552579_052113794-1.jpg

Policia në Paris ka arrestuar 45 persona pas protestave të djeshme të “Jelekëve të verdhë”, njofton kanali televiziv BFM. 42 nga të arrestuarit janë mbajtur në paraburgim.

Disa mijëra protestues “Jelekëverdhë” protestuan ditën e djeshme në rrugët e Parisit në fundjavën e 13-të me radhë. Disa prej tyre u konfrontuan me policinë, ndërsa një protestues humbi një pjesë të dorës. Policia tha se protestuesi ka humbur katër gishta, por nuk i ka konfirmuar pohimet e mediave se është lënduar nga materiali shpërthyes që policia ka përdorur, krahas gazit lotsjellës, për të shpërndarë protestuesit./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303