24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Paris Hilton: Nuk kam kohë për të pasur të dashur

spot_img

Ajo mund të jetë një biznesmene milionere por e vetmja gjë që Paris Hilton ka kuptuar është që paraja nuk mund ta blejë dashurinë.

Pas ndarjes nga e fejuari i saj në muajin nëntor, Paris Hilton është përqendruar te puna dhe nuk po konsideron ndonjë lidhje tjetër.

Edhe pse Hilton është parë duke flirtuar me reperin Machine Gun Kelly në Los Anxhelos, ajo e ka refuzuar të jetë në një lidhje.

Në një intervistë për The Mirror, Hilton tha se nuk ka kohë për dashuri.

“Unë nuk kam kohë për dashuri tani. Unë mezi kam kohë për veten time. Jam gjithë kohës në udhëtim në 250 ditë të vitit. Pothuajse nuk po rri fare në shtëpi. Jam përqendruar te puna, te vetja dhe te miqtë e mi”, tha Hilton./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat