Paris, protesta kundër “jelekverdhëve”

Mijëra qytetarë francezë dolën në rrugët e Parisit për të protestuar kundër demonstratave disa javore antiqeveritare nga lëvizja e “jelekëve të verdhë”.

Grupi i quajtur “Shallat e kuq” protestoi në sheshin e kombit në Paris dhe marshoi drejt sheshit Bastille, duke brohoritur slogane “mjaft” dhe “jepini fund dhunës”.

Laurent Soulie, një inxhinier 51-vjeçar i aeronautikës, në emër të grupit u tha gazetarëve se zemërimi i “jelekëve të verdhë” u kuptua dhe u arsyetua, “megjithatë dhuna gjatë protestave ështe e papranueshme”.

Sipas policisë së Parisit, më shumë se 10 mijë persona, shumica e të cilëve mbanin shalla të kuq, morën pjesë në marshim./real-news.tv/