fbpx

Parisi bllokohet nga greva kundër reformës në pensione

greva-ne-paris.jpg

Kryeqyteti francez u paralizua sot nga greva e punonjësve të transportit kundër reformës së planifikuar të pensioneve.

Dhjetë nga 16 linjat e Parisit u mbyllën.

Greva, më e madhja që nga viti 2007, është akti i parë i madh kundër planit të Presidentit Macron për një pension universal.

Ky plan parashikon të hiqen pensionet më të favorshme, që i marrin detarët, notuesit, punonjësit e operës në Paris e të tjerë.

Ata që dalin në pension para moshës 64 vjeç, me këtë plan, po ashtu do të marrin pension më të ulët.

Qeveria e Francës do që parlamenti të votojë për këto reforma në fillim të vitit të ardhshëm.

Të enjten, kryeministri i Francës, Edouard Philippe, tha se reformat do të jenë të drejta për të gjithë.

Por, anëtarë të profesioneve të tjera, përfshirë avokatë, punonjës të linjave ajrore dhe të mjekësisë bënë thirrje për më shumë greva, duke filluar nga e hëna./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303