fbpx

“Parku i shtëpisë së Pavarësisë”, Rama: Projekti i ri lidh bulevardin e ri “Ismail Qemali” me Lungomaren

Kryeministri Edi Rama ka publikuar projektin e ri në Vlorë sipas të cilit do të jetë një park i quajtur ‘’Parku i Shtëpisë së Pavarësisë.

Sipas projektit të publikuar, “Parku i Shtëpisë së Pavarësisë” do të jetë në hapësirën këmbësore nga rrethrrotulimi i Skelës deri tek porti i Vlorës dhe do të lidhë bulevardin e ri ‘’Ismail Qemali’’ me Lungomaren.

Postimi i plotë i kryeministrit:

PARKU I SHTËPISË SË PAVARËSISË është projekti më i ri i Rilindjes Urbane të Vlorës, i cili do të marrë jetë së shpejti në hapësirën këmbësore nga rrethrrotullimi i Skelës deri tek porti, ku do të lidhë bulevardin e ri Ismail Qemali me Lungomaren, një oaz fantastik me shtëpinë e flamurit mes gjelbërimit dhe plot kënde pushimi e argëtimi për të gjitha moshat.

VLORA QË DUAM.