fbpx

Parlamenti britanik do të shpërndahet nesër

british-parliament.jpg

Mbretëria e Bashkuar është në prag të shpërndarjes së parlamentit dhe të nisjes së fushatës për zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Laburistët kanë se do i japin votuesve mundësinë të vendosin përsëri për Brexit.

Kabineti britanik është mbledhur për herë të fundit para zgjedhjeve të parakohshme të 12 dhjetorit.

Në prag të nisjes së fushatës njëmujore elektorale, kryeministri Boris Xhonson tha të martën se është krenarë për 100 ditët e para në detyrë, dhe se çështja e Brexit do të zgjidhet vitin e ardhshëm.

“Zgjedhja për vendin është e qartë. A doni të avancojmë agjendat dhe të realizojmë Brexit dhe gjërat e tjera fantastike në vitin 2020, apo doni ta konsumoni vitin e ri me dy referendume, njërin për Bashkimin Evropian dhe tjetrin që rrezikon ndarjen e Mbretërisë sonë të Bashkuar,” pyeti Xhonson ministrat.

Lideri i opozitës, laburisti Jeremy Corbyn, akuzoi kundërshtarin se po konsultohet në fshehtësi me Uashingtonin që pas daljes nga BE-ja, të aplikojë një model ekonomik të ngjashëm me atë amerikan.

“Shihni sa të pamëshirshme janë korporatat në SHBA. Ne e dimë se duan të futen në sistemin tonë të shëndetësisë dhe të ngrenë çmimet e medikamenteve për pacientët. Këtë rezultat sjell Brexit i Partisë Konservatore dhe prandaj ne kërkojmë që vendimi të lihet në dorën e votuesve,” deklaroi Corbyn.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303