fbpx

Parlamenti Europian fton ish-punonjësen e Facebook për të dëshmuar

Screenshot_11-7.jpg

Parlamenti Europian do të ftojë Frances Haugen, ish punonjës e Facebook  të flasë më 8 nëntor. Eurodeputetët ranë dakord të pyesin Haugen, e cila akuzoi kompaninë se nuk po bën sa duhet për të zbutur dëmet e bëra në platformën e saj, që t’i paraqesë gjetjet e saj në Parlament, ku ligjvënësit po punojnë aktualisht në një projekt-ligj për moderimin e përmbajtjes të njohur si Shërbimet Dixhitale.Megjithatë, Haugen nuk e ka konfirmuar ende nëse do të marrë pjesë. Ajo është burimi kryesor për një seri artikujsh mbi kompaninë, të botuar nga W3all Street Journal, të cilat sugjerojnë se Facebook shtynte me vetëdije produkte që lejonin trafikimin e qenieve njerëzore dhe dëmtonin vetëbesimin e fëmijëve.Ligjvënësit evropianë kanë punuar në Aktin e Shërbimeve Dixhitale, i cili do të detyrojë kompanitë e teknologjisë si Facebook të godasin përmbajtjen e paligjshme, të trajtojnë çështjet sistemike në platformat e tyre si dezinformimi, të rishikojnë përmbajtjen e tyre dhe algoritmet e reklamave dhe të hapin të dhënat e tyre tek rregullatorët dhe studiuesit.Haugen foli në Senatin Amerikan javën e kaluar. Ajo gjithashtu është angazhuar me zyrtarë evropianë, pasi ka folur me eurodeputetët kryesorë përfshirë Christel Schaldemose dhe Alexandra Geese, dhe zyrtarët e lartë të Komisionit Thierry Breton dhe Věra Jourová. Haugen gjithashtu është planifikuar të dëshmojë në parlamentin britanik më 25 tetor.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303