Parlamenti Europian paralajmëron sanksione kundër Rusisë

Russiaa.jpg

Parlamenti Europian i ka kërkuar vendeve të BE-së t’i bëjnë të qartë Rusisë se do të përballet me masa më të ashpra në qoftë se ajo intensifikon “bllokimin e saj de fakto” të anijeve ndërkombëtare në Detin Azov.

Në një rezolutë të miratuar më 25 tetor , Parlamenti Europian i bëri thirrje shteteve anëtare të BE-së të paralajmërojnë Moskën se “sanksionet e synuara kundër Rusisë do të përforcohen” nëse përshkallëzon më tej veprimet të cilat PE i konsideron si një “shkelje të sovranitetit të Ukrainës”.

Parlamenti është kundër veprimeve të Rusisë në Detin Azov, pasi ato shkelin ligjin ndërkombëtar detar dhe angazhimet ndërkombëtare të Rusisë”, tha rezoluta.

Ambasadori i Rusisë në BE Vladimir Chizhov hodhi poshtë qëndrimin e parlamentit duke e konsideruar atë si “absurditet total” dhe tha se Moska ka “të drejtën e plotë” për të kryer operacionet e saj në Detin Azov.

Mosmarrëveshja vjen pasi Moska ndërtoi një urë prej 19 kilometrash mbi ngushticën Kerç nga Krasnodari i Rusisë deri në pjesën lindore të Krimesë në vitin 2016 – dy vjet pasi Rusia aneksoi gadishullin ukrainas, një masë që çoi në një sërë sanksionesh kundër Moskës nga Perëndimi.

Shtetet e Bashkuara dhe BE sulmuan ndërtimin e urës, duke e akuzuar Rusinë për pengimin e anijeve ndërkombëtare në Detin Azov duke kufizuar madhësinë e anijeve që mund të kalojnë në Ngushticën Kerç. Ngushtica është rruga e vetme për të arritur ujërat territoriale të Ukrainës në Detin Azov nga Deti i Zi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303