Parlamenti Evropian voton raportin e integrimit të Shqipërisë në BE

61f8234680ac470dd09ac5e90655aa40_L.jpg

Parlamenti Europian votoi raportin e eurodeputetit gjerman, Knut Fleckenstein për integrimin e  Shqipërisë në BE me 459 vota pro dhe 112 kundër.

Mësohet se raporti i raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein mori 62 abstenime.

Votimi me shumicën e votave pro për raportin  i jep Shqipërisë mbështjetje për çeljen e negoaciatave me BE.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

“Parlamenti Europian ka votuar me 459 vota pro në favor të raportit të vitit 2018 për Shqipërinë.

Ky raport mbështet plotësisht rekomandimet e Komisionit Europian që lejon hapjen e negociatave në njohje të përpjekjeve për zbatimin e reformave të bëra nga Shqipëria”, shkruan Balla.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303