Partia Demokratike publikon emrat e fituesve të Këshillit

Screenshot_42-3.jpg

Mbrëmjen e së dielës Partia Demokratike ka publikuar emrat e rinj të Këshillit Kombëtar të kësaj force politike. Pas numërimit  janë zbuluar 220 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.

Ditën e shtunë në Kuvendin Kombëtar votuan 4919 demokratë, sipas PD, 4741  ishte numri i anëtarëve që janë verifikuar me mandat para nisjes së punimeve, ndërsa 178 të tjerët janë pajisur me mandat pas nisjes së punimeve.

Kujtojmë se risi në këto lista ka qenë rikthimi I Gazmend Oketës, Aleksandër Biberajt, Dash Sulës dhe Selami Xhepës.

Ndërkohë, ndonëse bënin pjesë në listë 9 kandidatë njoftuan largimin nga gara, ata ishin: Erla Mëhilli, Edvin Kulluri, Edit’h Harxhi, Mimoza Hajdarmataj, Fabian Topollaj, Valbona Mezini dhe Arben Skënderi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303