20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

Partia e Erdogan kërkon përsëritje të zgjedhjeve në Stamboll

spot_img

Partia qeverisëse e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AK Parti) në Turqi paraqiti një ankesë të jashtëzakonshme në Këshillin e Lartë Zgjedhor (YSK) për anulimin dhe përsëritjen e zgjedhjeve për kryebashkiakun e Stambollit.

“Ne kemi dyshime për zgjedhjet në Stamboll dhe ende nuk kemi qenë në gjendje t’i zgjidhim këto dyshime”, tha Ali İhsan Yavuz, zëvendëskryetar i AK Partisë.

Ai shtoi se vetëm YSK mund ta zgjidhë këtë dyshim.

Sipas rezultateve jozyrtare, Ekrem İmamoğlu i partisë CHP ka kryesuar garën me 48,79 për qind të votave para të gjitha rinumërimeve, përpara kandidatit të AK Partisë Binali Yıldırım, i cili ka siguruar 48,51 për qind./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat