Partia e re e Jozefina Topallit, ja si e komenton Majlinda Bregu

fc0fd172b9714bbce7ee33b44ae54975_L.jpg

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka komentuar situatën politike në vend. Ajo ka thënë për News24 se partia e re e krijuar nga Jozefina Topalli, do t’i bëjë mirë demokracisë.

Biseda me gazetaren e “Kjo Javë”:

Zgjedhjet e 25 prillit, si ju duket situata politike?

Problematike, njëlloj siç i duket çdokujt tjetër. Një situatë problematike, dhe akoma më e rënduar sa i përket dhe virusit.

Partia e Topallit, e përshëndet?

Vazhdoj të besoj që nuk ka keq, përveç se ka mirë, demokracia e një vendi, nëse qytetarët do të kenë më shumë alternativa. Na intereson që Shqipëria të ketë zgjedhje të mira, se do jenë test për integrimin.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303