fbpx

Partia Socialiste më në fund vendos: Ja kur votojmë ‘Zgjedhoren’

Mazhoranca ka marrë vendimin për Kodin Zgjedhor. Mësohet se Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar pas seancës së sotme dhe pritet që Kodi Zgjedhor të kalojë javën e ardhshme në Komisionin e Ligjeve.

Balla ka kërkuar të mos humbasin më kohë dhe të ecin përpara me marrëveshjen e 5 qershorit. “Të mos humbasim asnjë ditë kohë. Të çojmë përpara marrëveshjen e dakordësuar. Duhet miratuar drafti i reformës zgjedhore. Me plotësimin e afateve sipas procedurës parlamentare do prezantohet në kohë në komisionin e Ligjeve. Në datë 23 korrik ne do të kemi vullnetin për të votuar Kodin Zgjedhor të ri sipas marrëveshjes. Ndërkohë, respektojmë vendimin e opozitës parlamentare në kërkesat e saj për përmirësimin e reformës zgjedhore në Shqipëri”, bënë me dije burime nga grupi i PS, raporton neës24.

Ky qëndrim i socialisteve vjen pas takimit të Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim me Kreun e Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla.