“Partitë politike duart larg nga zgjedhjet”, ja drafti i ri i qeverisë

gjik.png

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri, në një dalje për mediat është shprehur se ka një draft që po punohet, i cili synon depolitizimin e procesit zgjedhor.

Sipas Gjiknurit synohet që partitë politike të mbajnë larg duart nga zgjedhjet, dhe për këtë nuk do të ketë më komisioner të emëruar prej tyre.

“Ka ardhur koha për një sistem të depolitizuar. Njerëzit do të marrin pjesë në trajnim më pas do të zgjidhen me short, procesi do të jetë revolucionuar, do të japë rezultate dhe përbën një risi. Sot u përqendruam nga skema e KQZ-së te njësitë e qendrave të votimit.

Synimi ka qenë të ndahet administrimi zgjedhor, totalisht e shkëputur nga partitë dhe rregullat. Mbledhja tjetër do të zhvillohet javën tjetër, pasi deputetët kërkuan më shumë kohë për diskutime” tha ai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303