Partizani kalon në epërsi, korçarët ndërpresin ndeshjen

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit është ndërprerë për rreth 60 sekonda.

Shkak kanë qenë goditjet me topa bore nga tifozeria korçare në drejtim të futbollistëve të Partizanit.

Irritimi i tifozëve ka ardhur pas kalimit të Partizanit në epërsi, çka ka detyruar kryesorin Andi Koçi të ndërpresë takimin dhe t’i kërkojë kapitenit Radas të qetësojë tifozët bardhekuq.

Ndeshja rifilloi sërish, me paralajmërimin për të mos kryer më akte të tilla nga tifozët korçarë. Ndërkohë pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të Partizanit./real-news.tv/