Partizani-Laçi, të hënën në ‘Elbasan Arena’, ja pse ndryshoi stadiumi…

partizani-laci.jpg

Një nga sfidat më të rëndësishme të javës së 13-të ajo mes Partizanit dhe Laçit do të luhet të hënën në orën 18:00 edhe pse fillimisht ishte në program të premten në të njëjtën orë. Shkak për këtë është bërë mbjellja e barit në Selman Stërmasi me Partizanin që ka vendosur ta luajë këtë ndeshje në Elbasan Arena siç njofton edhe vetë klubi i kuq në faqen zyrtare.

“Ju njoftojmë se ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”. Klubi ka zhvendosur luajtjen e kësaj sfide jashtë kryeqytetit si pasojë e mbjelljes së fushës të stadiumit “Selman Stërmasi” nga KF Tirana proçes, i cili do të zgjasë 15 – 20 ditë”, shkruan klubi i Partizanit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303