fbpx

Partizani ‘skuq’ festën e FSHF, nderohen më të mirët

Screenshot_4-13.png

Në kuadër të festës së fundvitit, Federata Shqiptare e Futbollit, në prezencë të presidentëve dhe drejtuesve më të lartë të klubeve, por edhe të figurave më të shquara të futbollit shqiptarë, mes veteranësh dhe legjenda të shkëputura së fundmi nga futbolli aktiv, ka zhvilluar edhe një ceremoni shpërndarje çmimesh në nderim të më të mirëve të lojës së futbollit.

Veç presidentëve të klubeve, present në ceremoninë e organizuar nga FSHF, ishte edhe drejtori i Partizanit, Olsi Rama, sikurse dhe dy legjendat e kombëtares kuqezi që janë shkëputur së fundmi nga futbolli i luajtur, Lorik Cana dhe Edvin Murati.

Kështu, legjenda e portës së Partizanit dhe përfaqësueses së Shqipërisë, Perlat Musta është nderuar me çmimin “Nderi i Futbollit Shqiptar”. Të njëjtin çmim ka marrë edhe ish-futbollisti i kuqëzinjve që gjatë karrierës së tij u aktivizua edhe te PSG, Edvin Murati. Qamil Teliti merr gjithashtu titullin “Nder i Futbollit Shqiptar”, pas vdekjes.

Mesfushori i Partizanit, Lorenc Trashi është shpallur “Lojtari i Vitit”. Një çmim ka shkuar edhe për arbitrat shqiptarë, me Enea Jorgji të shpallur “Gjyqtari i Vitit”. Mes të nderuarve edhe një përfaqësuese e futbollit femëror, Megi Doçi u nderua me çmimin “Lojtarja e Vitit”.

Partizani skuq festën e FSHF, pasi mes fituesve të çmimeve ka qenë edhe legjenda e kuqe, Genc Tomorri, që u shpall “Legjenda e Futbollit Shqiptar”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *