Pas 10 muajsh hetime, merret vendimi për 18-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e Flamur Ducit, ja çfarë nxori analiza e ADN-së

djali8.jpg

Është marrë vendimi sot nga Gjykata e Korçës për të lënë të lirë 18-vjeçarin Devis Hoti i cili u arrestua si i dyshuar për vrasjen e 45-vjeçarit Flamur Duci nga fshati Mborje.

Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg, në detyrim paraqitje,pasi nga analiza e ADN e një fije floku gjetur në thikën me të cilën u vra pronari i dyqanit, nuk i përkiste 18-vjeçarit të dyshuar si autor i vrasjes.

Nëna e djalit tha përpara kamerave se djali i saj u mbajt për 8 muaj në qeli pa asnjë provë, ndërsa kërkon drejtësi.

Valbona Hoti u shpreh se djali i saj është i pafajshëm.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06 e 30 në 19 Dhjetor të vitit 2019, në fshatin Mbroje, ku viktimë mbeti Flamur Duci i cili u vra para lokalit të tij,në atë kohë sipas policisë,viktima u godit me thikë ne krahun e zemrës ndërkohe që iu gjetën dhe plagë të ndryshme në trup, të shkaktuara nga lëndë djegëse në mënyrë që të fshiheshin gjurmët.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303