fbpx

Pas 11 vitesh bashkë, ndahet edhe një çift tjetër i Hollywood-it

Sot na vjen një lajm jo aq argëtues nga bota e të famshmëve të Hollywood-it.

Solange Knowles dhe burri i saj i pesë viteve, Alan Ferguson, janë ndarë.

Solange dhe Alan, u martuan në një ceremoni magjike në New Orleans në vitin 2014 dhe kanë qenë mjaft privat për lidhjen e tyre që nga ajo kohë.

Solange ndau dje lajmin për ndarjen në Instagram duke bërë të ditur se ata të dy i dhanë fund lidhjes së tyre në fillim të këtij viti. Ajo shkroi:

“…gjithmonë u përpoqa të jetoja në të vërtetën time pa marrë parasysh sa e shëmtuar ishte. Gjithashtu u përpoqa të gjeja hapësirën për të mbrojtur zemrën time ndërsa jeta ime shpaloset, evoluon dhe ndryshon. 11 vjet më parë u njoha me një njeri fenomenal që ndryshoi çdo ekzistencë të jetës time. Në fillim të këtij viti ne u ndamë dhe i ndamë rrugët përgjithmonë, e konsideroj të domosdoshme për të mbrojtur shenjtërinë e së vërtetës sime personale dhe për të jetuar në të plotësisht ashtu si kam parë dhe do të vazhdoj të bëj . Është e padrejtë të mos kesh fuqi të tregimit tënd ashtu siç e formëson dhe formulon dhe rishkruan atë vetë. Nuk jam e përsosur, por jam duke u mbështetur në frikën e të panjohurës dhe të gjithë lavdinë dhe fuqinë që unë di që ekzistojnë brenda Zotit dhe hirit të universeve. Mbase të gjitha tranzicionet tuaja, pa marrë parasysh sa të mëdha apo të vogla, të jenë të sjellshëm me ju dhe të mbushur me dashuri dhe dritë të jashtëzakonshme!”