fbpx

Pas 19 vitesh transmetim, moderatorja ikonike njofton mbylljen e emisionit të saj

Screenshot_17-6.jpg

Moderatorja e njohur Ellen DeGeneres ka njoftuar se emisionit të saj “The Ellen DeGeneres Show” i ka ardhur fundi. Pas 19 viteve transmetim, ky show do të mbyllet në 2022-shin.“Kur realizuam emisionin e 3000, të gjithë u emocionuam. Përqafuam njëri-tjetrin me lot në sy, por ka ardhur koha, edhe pse do të jetë e vështirë”, tha Ellen për “THR”.“Unë jam një person kreativ dhe kur je një person kreativ kërkon që gjithmonë të sfidohesh, ja pse vendosa të prezantoj Oscar. Doja diçka që të më sfidonte. Dhe sado që emisioni im është i mirë, të bën për të qeshur, nuk është më sfidë për mua. Dua diçka të re”, u shpreh moderatorja.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303