Pas 2 javësh në karantinë, Aurela Gaçe takohet me vajzat, mesazhi prekës

5bc8a6f967deb9d1da3050e6cba63060_L.jpg

Ajo qëndroi dy javë në karantinë pas një udhëtimi që pati jashtë vendit para se të mbylleshin kufijve dhe dita e sotme ishte ajo e çlirimit.

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe është bashkuar sot me vajzat e saj.  Përmes një postimi në Instagram, ajo shprehet se 2 javë pritën në ankth mos shfaqin shenja, por fatmirësisht janë mirë.

Postimi i plotë:

Më në fund ,bashkë. Mbas 14 diteve ,vetë-izolim ( per shkak se kishim udhetuar se bashku me grupin) . Zemra ime e dinte si po duronte pa mundur ti perqafoja zemrat e mamit.

Pritëm me ankth te 7 ne qe ishim 2 jave më parë pertej oqeanit, me friken se mund te shfaqnim ndonje shenje. Per 14 dite, pyesnim perdite njeri-tjetrin, por, fatmiresisht, te gjithe ne jemi mire e i ju bashkuam me ne fund familjeve tona.

Vete-izolimi ishte detyre pindërore. Por edhe per ata prindër qe na kanë dhene jeten.

Tani, do të vazhdojmë të qëndrojmë mbyllur, por së bashku.

Dua të falenderoj secilin nga ndjekësit qe më kane dërguar mesazhe, qysh nga momenti kur u kthyem, duke pyetur se si ishim, e duke me dhënë kurajo.

Ishte shume prekëse për mua, pasi kisha edhe shumë presion psikologjik, duke pritur çdo ditë për ndonjë simptomë. E vleresoj shumë kujdesin dhe dashurinë tuaj.

Së bashku ,shpresoj t’ja dalim, të gjithë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303