Pas 3 vitesh lidhje, Rihanna ndahet nga i dashuri biznesmen

Këngëtarja nga ishujt Barbados Rihanna dhe i dashuri i saj prej 3 vitesh, biznesmeni Hassan Jameel, sipas Us Weekly i kanë dhënë fund lidhjes se tyre.

Lidhja e tyre u bë e ditur për herë të parë në Qershor të vitit 2017. Çifti e mbajti lidhjen të fshehtë për një kohë të gjatë, deri në Qershor të vitit 2019 kur këngëtarja u shpreh për herë të parë rreth jetës së saj personale në një intervistë.

Nuk dihen ende shkaqet e përfundimit të lidhjes së saj me biznesmenin, ndërkohë që gjërat mes tyre dukeshin mjaft serioze. Më herët Rihanna ka qenë e lidhur me reperët Drake dhe Chris Brown.