fbpx

Pas 4 orësh takim me dyer të mbyllura, Turqia pranon kushtet e Putinit: Gazi do të…

erdogan-putin.jpg

Pas katër orësh në bisedime ka përfunduara takimi mes presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar me presidentin rus Vladimir Putin. Mediat e huaja bëjnë me dije se nga mbledhja me dyer të mbyllura në Soçi, dy liderët ranë dakord që Turqia ta paguajë Rusinë me monedhën ruse rubla, për një pjesë të gazit rus, me të cilin Ankaraja furnizohet.

“Në procesin e negociatave, presidentët ranë dakord që do të fillonin pagesën në rubla për furnizimet e pjesshme të gazit,” u tha gazetarëve zëvendëskryeministri rus Alexander Novak pas takimit.
“Po flasim për kalimin në monedhat kombëtare dhe në fazën e parë, një pjesë e furnizimeve do të paguhen në rubla ruse. Dhe kjo është me të vërtetë një fazë e re, mundësi të reja, duke përfshirë zhvillimin e marrëdhënieve tona monetare dhe financiare”, tha Novak.

Novak tha gjithashtu se të dy presidentët arritën marrëveshje për krijimin e bllokut bankar financiar “për të mundësuar kompanitë tregtare, qytetarët rusë, të paguajnë gjatë udhëtimeve turistike dhe të shkëmbejnë para”. Putin dhe Erdogan ranë dakord për të mbajtur takimin e radhës të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Ruso-Turk në Turqi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303