fbpx

Pas 4 vitesh mungesë, Rihanna rikthehet me album të ri

Që prej vitit 2016 nuk kemi dëgjuar më projekte të reja muzikore nga Rihanna.

Këngëtarja u fokusua mjaftueshëm në linjën e saj kozmetike si dhe linjen e veshjeve të brendshme duke i ngritur si biznese.

Tani ka ardhur koha që  Riri të rikthehet fuqishëm në muzikë jo vetëm me një këngë por me një album të plotë.

Në një intervistë për “Acces Online” ajo ka rrëfyer:

“Mezi po pres që të publikoj diçka për të cilën jam vërtet krenare dhe e lumtur. Me siguri që do të jetë shumë më shpejt nga sa mendojnë fansat e mi, por nuk dua të jap më shumë detaje sepse kam mjaftueshëm stres dhe pyetje për ‘R9’.

E mbaj mend mirë ditën kur nisa punën për ‘Anti’. Ishte dita ime e parë në studio, pra ishte ende herët. Një paparac më kapi duke hyrë në studio dhe pas kësaj, fansat e mi prisnin me padurim publikimin. Në të kaluarën, unë e kam bërë një album për tre muaj, por tani nuk e kam luksin të bëj një gjë të tillë sepse kam edhe ‘fëmijë’ të tjerë.”- tregoi këngëtarja, duke nënkuptuar kompaninë e saj “Fenty”.