fbpx

Pas 5 ditësh kërkim, gjendet i pajetë sot në mëngjes minatori Muharrem Plaku

Muharrem-Plaku.jpg

Është gjetur trupi i pajetë i minatorit Muharrem Plaku, i cili  mbeti i bllokuar në minierën e Bulqizës prej 5 ditësh

Ai u gjet i vdekur sot në orët e para të mëngjesit. Trupi i pajetë i minatorit është transportuar në morgun e spitalit të Bulqizës.

Kujtojmë se minatori ishte bllokuar në një galeri, pas shembjes së dherave. Për gjetjen e trupit të tij ishte angazhuar një grup kërkim-shpëtimi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303