fbpx

Pas 76 ditësh në izolim hapet Wuhan-i

Wuhan epiqendra e epidemisë së koronavirusit në Kinë hoqi të gjitha pengesat e ngritura që nga 23 janari duke i dhënë fund izolimit.

Në qytet u rihapën transporti rrugor, hekurudhor, detar dhe ajror.

Në total numri i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë është 81,802, nga të cilat 1,190 ende nën trajtim.

Numri i të shëruarve është rritur në 77 279 kurse numri i përgjithshëm i viktimave është 3333.