Pas 9 vitesh bashkë, ndahet çifti i famshëm

Në dhjetor të vitit të kaluar ata u martuan nëpërmjet një ceremonie sekrete, por duket se ka përfunduar muaji i mjaltit e bashkë me të edhe martesa për Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth.

Burime për ENews kanë pranuar se çifti i ka dhënë fund marrëdhënies, duke vendosur të fokusohen tek vetja dhe karriera e tyre.

Sipas dyshes ky vendim është zgjidhja e duhur për të mirën e të dyve këtë periudhë.

Miley dhe Liam do të vijojnë të kenë përgjegjësi dhe të kujdesen njësoj për të gjitha kafshët që ata kanë adoptuar së bashku.

Dyshja u takua për herë të parë gjatë xhirimeve të “The Last Song” në vitin 2009, ndërsa në vitin 2010 Cyrus dhe Hemsworth patën deputimin e tyre të parë si çift në një tapet të kuq.