Pas akuzave bombë, Ilir Meta thërret në takim Lulzim Bashën, zbulohet arsyeja

Presidenti i Republikës Ilir Meta një ditë pas Konferencës së Jashtëzakonshme ku publikoi të dhënat e forta dhe akuza për grusht shteti, thirri sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Zëdhënësi i kreut të shtetit bën me dje se, “Presidenti Meta e njohu z.Basha me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare”.

Presidenti Meta, shton Tedi Blushi, “bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton”.

Presidenti Ilir Meta, publikoi dje dokumente të reja drejtuar SPAK-ut për të thelluar hetimet mbi ato, që ai i quajti “veprimtaria kriminale e kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, gjatë detyrës së tij”.