Pas akuzave nga PD, Kryebashkiaku Ismailaj dorëzon shenjat e gishtave, por diçka tjetër po i ndodh…

kaj.jpg

Pak ditë pasi Partia Demokratike denoncoi para mediave Kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj si të dënuar në Greqi dhe ‘fshehjen e formularit të Dekriminalizimit’, sot Kryebashkiaku ka  depozituar gjurmët e gishtave në Policinë Shkencore.

Nga ana tjetër njësia e dekriminalizimit ka nisur një letërporosi në Greqi për marrjen e dosjes penale dhe vendimit të dënimit në mungesë të Ismailajt. Pas denoncimit publik nga ana e PD-së, kryebashkiaku Qerimaj ka deklaruar se nuk kishte dijeni që  se nuk ka pasur dijeni lidhur me shkresat e paraqitura nga PD, ndryshe – tha ai – do i kishte deklaruar sepse kjo sipas tij nuk do e kishte penguar të kandidonte për kryebashkiak.

Burime nga njësia e dekriminalizimit bëjnë me dije se hetimet po vijojnë intensivisht edhe për dy kryebashkiakët e tjerë të denoncuar nga PD, Mark Babanin të Vaut të Dejës, dhe Agron Malaj të Bashkisë Burrel.

Një ditë më parë Prokuroria e Përgjithshme mbylli hetimet edhe për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun, duke e çuar atë në gjykim për tre akuza, falsifikim formularësh vula e stampa, ushtrim kompetencash përtej afatit dhe falsifikim dokumentesh kryer në bashkëpunim.

Tashmë Kajmaku prej dy muajsh në arrati do duhet të përballet me drejtësinë pasi humbi mandatin sepse kishte fshehur një dënim të një dekade më parë në Greqi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303