fbpx

Pas akuzave të forta për Festivalin e RTSH, reagon për herë të parë Alketa Vejsiu

alketa-vejsiu_1507976558-8698616.jpg

Ndonëse do ende më tepër se një muaj që  Festivali i Këngës në RTSH të nisë këtë vit, si zakonisht zhurma rreth tij nis herët. Nuk ju ka shpëtuar “paragjykimi” apo thashethemnaja organizatorëve edhe këtë vit!

Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu do të jenë ‘timonieret’ e garës që do të zgjedhi këngën që do të na përfaqësojë në Eurovizion, e si dy emra të cilat e njohin mirë ‘shoë-n’ televiziv, pak por e sigurt është se këtë vit Festivali i RTSH do të ketë një ‘fytyrë’ tjetër!

Në një kohë kur tashmë pothuajse çdo vit jemi mësuar të lexojmë tituj bombastikë lidhur me ‘skandalet’ e herë pas hershme me Festivalin e fundvitit, ku gjithmonë dikush apo disa dalin të pakënaqur, edhe ky edicion nuk i shpëtoi ankesave e akuzave për ‘pazarllëqe’….

Elvana Gjata dhe Arilena Ara janë dy emrat që janë lakuar më si fitueset e mundshme të edicionit të 58-të të Festivalit të Këngës. Ndonëse zërat qarkullojnë prej javësh, nga dyshja Vejsiu- Grabocka nuk ka patur asnjë reagim, deri para pak orësh.

Nëpërmjet rubrikës Pyetje-përgjigje në instagram, moderatorja Vejsiu nuk i ka shpëtuar ngacmimeve rreth fituesit të Festivalit në RTSH, gjë që ajo e ka cekur me sportivitet.

“Presim të shikojmë korrektësi. Që besojmë se do të ketë sa të jetë në duart e tua”, ka shkruar njëri nga ndjekësit, ndërsa Alketa ja ka kthyer: “Patjetër! Fitore me meritë!”

“Të ketë meritokraci”; ka shkruar dikush tjetër, i cili është siguruar nga Vejsiu se kështu do të jetë “Të siguroj për këtë”; i është përgjigjur moderatorja.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303