Pas akuzave të PD, reagon Kryebashkiaku i Ramës: Kam qenë te…

krye-1.jpg

Pas akuzave nga ana e Partisë Demokratike, ka reaguar menjëherë Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

Ismailaj ka qenë në familjen e 51-vjeçares Drita Saliaj, e cila u vra nga nipi i burrit dhe dy shokët e tij, teksa është njoftuar nga gazetarët se PD e ka denoncuar si person të dënuar në shtetin grek. Ai tha se është i hapur për çdo verifikim.

“Nuk kam asnjë lloj dijenie. Jam i hapur për çdo lloj verifikimi të mundshëm. Unë punoj si kryetar, kam dorëzuar formularin e dekriminializimit. Nuk jam ndaluar nga policia greke, në asnjë rast”, deklaroi Ismailaj.

I pyetur për një vizitë të tijën në Greqi, dy javë më parë dhe nëse ka lidhje me këtë akuzë, ai tha se ka qenë tek motra për sebepe familjare.

“Unë kam motrën në Greqi, ka pasur sebepet e veta familjare, ky është shkaku”, u shpreh Ismailaj.

Po kështu i pyetur nëse ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar në ndonjë funksion, ai u përgjigj: “Në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303