Pas aleatëve, Basha pret në zyrë ambasadorin e OSBE

lulo.png

Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar mbrëmjen e kaluar një mbledhje me aleatët për ditën e sotme në orën 14:00, dhe kjo erdhi vetëm pak orë pas publikimit të një platforme të përbashkët nga këta të fundit të përmbledhur në 7-të pika të cilën ia adresuan shefit të opozitës.

Ndërkohë sapo është lajmëruar një takim në selinë e PD-së midis Bashës dhe ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt sot në orën 15:00, pra një orë pas takimit me aleatët.

Vlen të theksohet fakti se ditën e nesërme është paralajmëruar një tjetër takim në kuadër të Reformës Zgjedhore, tryezë e thirrur nga OSBE.

Ndërkohë pas këtyre zhvillimeve pritet të qartësohet më shumë mbi situatën dhe qëndrimin politik të Bashës dhe aleatëve të tij në opozitë sa i përket platformës që do të shpalosin, nëse do të ketë një të tillë për Reformën Zgjedhore.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303