fbpx

Pas Avdullah Hotit, një tjetër i prekur me Covid-19 në qeverinë e Kosovës

Pas Avdullah Hotit, është infektuar me koronavirus dhe zëvendëskryeministri i Kosovës nga Lidhja Demokratike, Driton Selmanaj.

Ky lajm është i ditur nga vetë Selmanaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Dje e kam bërë testin për covid-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësor po më thonë që jam a-simptomatik. Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme. Do përpiqem që të gjitha obligimet e punës ti kryej nga shtëpia,” shkruan Selmanaj.