Pas Bashës, Schutz takim me Kryemadhin

Pas takimin me Bashën në selinë blu, ambasadorja gjermane Susanne Schutz u takua edhe me kryetares e LSI, Monika Kryemadhin.

Takimi i realizuar me liderët e PD dhe LSI vjen pikërisht dy ditë pas djegies së mandateve të opozitës.

Mendohet se në takim është diskutuar gjithashtu edhe për protestën e nesërme, që opozita do zhvillojë përpara Parlamentit në orën 11:00.

Kujtojmë që protesta e 16 shkurtit ishte mjaft e dhunshme dhe e tensionuar, ndërkohë presidenti Meta dhe ndërkombëtarët kanë kërkuar që nesër të zhvillohet një protestë paqësore.

Sot, Basha do mbledhë Këshillin Kombëtar në orën 17:00 ku do vendoset përfundimisht lënia ose jo e mandateve./real-news.tv