Pas Brexit, BE fillon bisedimet për marrëveshje të reja me Britaninë

Bashkimi Evropian dhe Britania do të fillojnë të hënën bisedimet e tyre të para tregtare pas Brexitit, në atë që ministrat evropianë presin të jenë negociatat “të ndërlikuara”.

Mbretëria e Bashkuar doli nga BE në 31 janar por gjithësesi ajo mbetet në fokus të ligjeve dhe rregullave evropiane deri në fund të vitit.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, mes evropës dhe Britanisë pritet të arrihen marrëveshje të reja tregtare.

Ministrat evropian u mblodhën këtë të martë në Bruksel ku shprehen se janë gati të ofrojnë një partneritet ambicioz dhe shumëpërfshirës ndaj Britanisë.

Sipas CNBC vetë Mbretëria e Bashkuar do të paraqesë pretendimet e saj ditën e enjte për marrëveshjet që kërkohen të arrihen.

Kryeministri Boris Johnson kërkon një marrëveshje të ngjashme që BE ka me Kanadanë ku përfshihen taksat zero.

Marrëveshja e quajtur CETA parashikon heqjen e të shumicës së taksave në tregti mes BE dhe Kanada. Por tregtia e bërë mes këtyre dy vendeve është më e ulët se sa tregtia mes Britanisë dhe Evropës.