Pas dëshmisë së Agron Tanushit, flet vëllai i të ndjerës, rrëfen ç’ndodhi 1 ditë para tragjedisë

pu.png

Vëllai i Jetmira Hasanit, Rajmond Hasani, që u vra më 15 shtator nga ish-kunati ka reaguar pas dëshmisë së bërë nga Agron Tanushi.

Duke iu referuar deklaratave të Tanushit se është kërcënuar dhe dhunuar nga familja e ish-kunatës së ndjerë, Rajmond Hasani thotë se nëse do ishte kërcënuar ditën e ngjarjes pse nuk e lajmëroi policinë që kishte shkuar në vend dhe përse nuk qëlloi ndaj kërcënuesve.

Sipas tij, motra e ndjerë ishte dhunuar shumë herë para divorcit dhe se në një rast që kishin shkuar ta merrnin dhe e kishin gjetur të gjakosur ishin konfliktuar fizikisht dhe i kishte thyer brinjët ish-kunatit të tij.

Si i komentoni deklaratat e Agron Tanushit?

Një reagim që nuk e lidh dot në asnjë anë. Do ta nis tek kërcënimi që thotë. Aty ka qenë policia dy ditë rresht. Një ditë para se të ndodhte vrasje dhe atë ditë. Unë kam shkuar dhe jam interesuar tek policia. Ngjarja është e pastër dhe janë kamerat e shtëpisë. Kur policia ka qenë aty nga i erdhën këtij kërcënimet. Po të kishte njerëz që e kërcënonin, do vriste kërcënuesit, do i zinte pushka më shumë vend se të vriste motrën time me vajzën për dore. ka një dosje në prokurori që tregon të vërtetën më shumë se ne. Që do të thotë se ai gënjen për të gjitha.

Ai thotë se është dhunuar nga familja Hasani?

Ne si fillim i kemi ndihmuar dhe me lekë dhe nga ana materiale. para disa vitesh autori i vrasjes ka ardhur tek nëna ime i ka kërkuar 150 mijë lekë borxh dhe nëna ime me pension ia ka dhënë. Kur filluan konfliktet, që pleqtë e trajtonin keq motrën time, ka ardhur kunati im nga Greqia dhe më ka kërkuar 3 mijë euro që të mbyll katin e dytë që të dal lart se s’po mundem të jetoj me prindërit e mi. Jemi njoftuar disa herë dhe e kemi gjetur motrën keq. Kur ma kanë bërë motrën për mjekësi ligjore, unë ua vë në dispozicion vendimin e gjykatës, kur nuk mundëm më ta kapërcenim, kam shkuar unë në shtëpinë e tyre me mendimin për të marrë motrën ashtu siç ishte përgjakur, e nxirë bashkë me vajzën dhe burrin për t’i çuar në komisariat. Ata reaguan dhe më doli situata nga kontrollit. kam qenë me vëllain e madh që sot nuk jeton më. Nëna e atij na ka gjuajtur me gurë dhe jam detyruar të mbroj veten, nuk i kam lënë brinjë pa thyer bashkëshortit të saj. Vëllai po luftonte me pjesën tjetër të familjes.

Ky le të më vriste mua për hakmarrje, jo motrën time me vajzë të vogël 8 vjeçe për dore.

A është dënuar motra jote për përndjekje?

Për përndjekje nuk është dënuar asnjëherë. Kanë qenë për vite në gjykatë. Gjykata ka vendosur që motra të jetonte në katin e dytë. Nëna e autorit të vrasjes është nënë e dy djemve dhe ka qenë vjehërr e 6 nuseve. Mos të merret ky autori i vrasjes se sa herë kam ndërruar emrin, por të numërojë sa martesa ka bërë dhe sa fëmijë ka nxjerrë nga shtëpia, si e ka kthyer shtëpinë në bordello nëna e saj. Dhe i ka nxjerrë rejat nga shtëpia se nuk pajtohen dot me sjelljen e saj. Autori i vrasjes ka qenë 3 herë i martuar dhe ish-kunati 3 herë i martuar.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303