Pas Devollit, konstituohet Fieri, betohet Subashi

Pas Devollit ditën e premte, sot është konstituuar Këshilli Bashkiak i Fierit më pas u betua për mandatin e dytë Armando Subashi nga Partia Socialiste. Këshilli i ri i Bashkisë Fier ka zhvilluar sot mbledhjen e parë të tij ku kanë marrë mandatet 51 këshilltarë, nga te cilët 48 kanë marrë mandatin nga PS, 2 anëtarë të Demokracisë Sociale dhe një këshilltar nga Partia Social Demokrate.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Bashkisë Fier është zgjedhur nëpërmjet votimit kreu i  ri i këshillit si dhe sekretarët më pas u betua Armando Subashi. Këshilli i Bashkisë nis legjislaturën e re me një shtesë të numrit të anëtarëve të këshillit me gati 10 anëtarë më shumë. Nga 41 anëtarë që kishte më parë këshilli i Bashkisë Fier sot ka 51 anëtarë.

I pranishëm në konstituim ndodhej edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi deputet i zgjedhur në këtë qark në zgjedhjet e 2017. Mbledhja nuk është shoqëruar me debate apo incidente si në rastin e Devollit bashkia bashkia nuk ndërroi drejtim. Presidenti dhe opozita (që i bojkotoi) nuk i njohin zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, ndërsa SHBA dhe BE, pasi i certifikuan, kërkuan që kryetarët e rinj të bashkive që u zgjodhën të nisin punën sa më parë.