Pas Durrësit, Lleshi në Policinë e Elbasanit

Zëvendësministri i Brendshëm Sandër Lleshi ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Mësohet se Lleshi është informuar për situatën e rendit dhe sigurisë publike dhe ka kërkuar performancë nga ana e trupës policore dhe goditje të shpejtë të grupeve kriminale.

Kujtojmë se dje zv/ministri ishte në Durrës, ku zhvilloi një takim me strukturat e policisë, ndërsa pak ditë më parë ishte dhe në Shkodër, vende këto që përmenden për kriminalitet të lartë.

Lër një koment