fbpx

Pas ekonomistes së infektuar me COVID-19, ja rezultati për 2 punonjësit e Ujësjellësit Berat

Dy raste të reja në Ujësjellësin e Beratit kanë rezultuar pozitive pas ekonomistes së infektuar.

Bëhet me dije se punonjësi 56-vjeçar i këtij institucioni, pasi mori përgjigjen e tamponit, është izoluar në banesë, ndërsa testi i është bërë bashkëshortes së tij, drejtoreshë e Mirëmbajtjes në Bashkinë e Beratit.

Po ashtu, mësohet se është izoluar edhe punonjësja tjetër e Ujësjellësit, një 44-vjeçare, ndërsa tamponi i është bërë edhe burrit të saj, i cili është mësues. Aktualisht, epidemiologët e ISHP-së po gjurmojnë dhe po testojnë kontaktet e ngushta të këtyre personave.