fbpx

Pas ekonomistes të Ujësjellësit Berat, shënohen dy raste të reja me COVID-19

Berati vijon të shënojë raste me COVID-19. Mësohet se dy punonjës të ujësjellësit të Beratit janë infektuar nga koronavirusi. Bëhet fjalë për një burrë 56 vjeç dhe një grua 44 vjeçe.

Dje u raportua pozitiv me koronavirus ekonomistja 36-vjeçe e Ujësjellësit Berat dhe më pas iu mor tamponi gjithë punonjësve të tjerë.

Mjekët janë duke kryer hetimin epidemiologjik të të prekurve, por paraprakisht dyshohet se ata janë infektuar në Tiranë gjatë një mbledhjeje auditi që kanë kryer në kryeqytet.

Burimet zyrtare pranë Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik në Berat komfirmojnë se, nga 20 testimet e kryera në punonjësit e Ujësjellësit të Beratit vetëm dy prej tyre kanë rezultuar “pozitivë”.