Pas FRPD, vjen kërkesa e radhës për shkarkimin e Bashës

1580112109_BashaBerishaa.jpg

Pas përjashtimit të Berishës, Grupi për PD-në ka kërkuar që Lulzim Basha të japë dorëheqjen nga kreu i partisë Demokratike pasi e konsiderojnë vendimin e tij si anti-statutor pasi nuk u konsultua me askënd për vendimin e marrë lidhur me përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i demokratëve.

Deklaratë e Grupit për PD-në

Tiranë, 16 shtator 2021
Grupi për PD ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e ditëve të fundit në Partinë Demokratike. Vendimi i fundit i Kryetarit në detyrë të Partisë Demokratike është antistatutor dhe në vazhdën e të gjitha vendimeve antistatutore e antidemokratike të ndërmarra që prej vitit 2017.

Lulzim Basha është përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 nëpërmjet pazareve dhe marrëveshjeve fitimprurëse me Edi Ramën, për përfitim personal. “Masakra zgjedhore” ishte alibia e rradhës për të mbuluar këto pazare.
Për këto arsye dhe shumë të tjera, Partia Demokratike duhet të ringrihet dhe reformohet si një parti e djathtë bashkëkohore, me një projekt të ri të bazuar në idealet e themelimit të saj.

PD-ja e marrë peng duhet ti kthehet demokratëve dhe anëtarësia e saj e gjerë dhe e pandikuar, e pakushtëzuar, duhet të vendosë mbi të ardhmen e saj.

Dorëheqja ose largimi i Lulzim Bashës nga pozitat e Kryetarit në detyrë duhet të jetë akti i parë dhe i menjëhershëm drejt këtij reformimi.

Krijimi i një Këshilli Drejtues të përkohshëm, kthimi i votës dhe i mendimit të lirë në parti, si dhe ringritja e të gjitha forumeve të PDSH-së nëpërmjet zgjedhjeve të lira, janë të domosdoshme për ringritjen e Partisë dhe kthimin e besimit. Reformimi i PD-së do të vijë nga bashkimi i të gjithë kontributeve dhe vlerave ndër vite, konkurenca e lirë dhe meritokracia në Parti. Ne vlerësojmë se Shqipëria ka më tepër se kurrë nevojë për një opozitë të fortë, të pakapur dhe të pandikuar dhe kjo bëhet vetëm me hapjen e Partisë dhe kthimin e institucionit të votës së lirë.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303