Pas Granitit edhe Taulanti! Futbollisti shqiptar po bëhet baba për herë të parë

Xhaka.jpg

Vetëm pak ditë më parë, futbollisti i njohur Granit Xhaka dhe partnerja e tij, Leonita, sollën në jetë një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Ayana.

Mirëpo, pa kaluar shumë ditë nga lindja e të voglës, vëllai i Granitit, Taulanti, ka dhënë lajmin e bukur në rrjete sociale.

Partnerja e tij është në pritje të ëmbël dhe ai gjithashtu do të bëhet baba.

Taulanti ndau në Instagram një foto të barkut të rrumbullakosur të partneres, mbi të cilin çifti kishte vendosur duart.

“Mami, babi dhe ëngjëlli ynë”- shkroi futbollisti krahas fotos.

Ende nuk dihet se në cilin muaj të shtatzënisë është Arbnora dhe cila është gjinia e fëmijës./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303