fbpx

Pas humbjes së fëmijës John Legend ngjitet për herë të parë në skenë

Chrissy Teigen nuk arriti të sillte në jetë fëmijën e saj të tretë, për shkak të një hemorragjie që zgjati disa ditë me radhë.

Modelja dhe bashkëshorti i saj, John Legend e ndanë lajmin e trishtë përmes një postimi në rrjete sociale, i cili preku zemrat e miliona njerëzve.

Ata publikuan foto duke mbajtur bebushin në krahë, ndërkohë që Chrissy shfaqej e përlotur.

John Legend, është ngjitur për herë të parë në skenë për eventin e “Billboard Music Awards”.

Këngëtari u prezantua nga kolegia e tij, Kelly Clarkson, e cila u shpreh se këto kohë zmerat e të gjithëve ne janë me familjen e tij.

Performancën e tij, John ja dedikoi bashkëshortes, duke u shprehur:

“Kjo është për Chrissy-n”, përpara se të niste të këndonte “Never break”.