fbpx

Pas humbjes së statusit si miliardere, Kylie humbet edhe CEO-n e kompanisë kozmetike

ccelebrities29181334-0-image-a-16_1591202719926-655x280.jpg

Pas skandalit  me Revistën “Forbes”, tani është zbuluar se Kylie Jenner ka humbur edhe CEO-në e ardhur të kompanisë së saj “Kylie Cosmetics”, Christoph Honnefelder, i cili u bashkua me kompaninë vetëm në janar të këtij viti.

FashionNework.com raporton se Honnefelder ishte emëruar në rolin drejtues si CEO i ardhshëm në janar të këtij viti, por tani është larguar për ‘arsye personale’, shkruan DailyMail.

Gjigandi i bukurisë Coty – i cili ka 51 për qind të aksioneve në kompaninë e makijazhit të Jennerit në vlerë 600 milionë dollarë – njoftoi dje se po bënte një numër ndryshimesh që do t’i lejonte kompanisë të përqëndrohet në prestigjin e saj thelbësor dhe në bizneset masive të bukurisë.

Tronditja vjen pasi aksionet e Coty-t ranë për 13 për qind muajin e kaluar pasi “Forbes” hoqi modelen Kylie Jenner nga lista e miliarderëve dhe e akuzoi atë për “fryrjen e vlerës së biznesit të saj për kozmetikë për vite të tëra”.

“Forbes” publikoi një artikull bazuar në një ekzaminim të dosjeve financiare pasi super modelja shiti një pjesë të madhe në kompaninë e saj të kozmetikës.

Jenner u hoq nga lista e miliarderëve të “Forbes” të premten pas pretendimeve se ajo ka “fryrë madhësinë dhe suksesin e biznesit të saj për vite të tëra”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303