fbpx

Pas kameras së fshehtë në emision, Arbana Osmani: Eduart ku do të flesh sot pash zotin?

Një kamera e fshehtë u përgatit në puntatën e fundit të emisionit “Dua të të bëj të lumtur” për moderatoren Arbana Osmani.

Ideatori  ishte partneri i saj, Eduart Grishaj, njëkohësisht regjisor i emisionit i cili kishte sjellë disa të ftuar që të aktronin dhe të ziheshin  në studio.

Kur situata i doli jashtë kontrollit Arbanës, dy aktorët i treguan se ishte një kamera e fshehtë duke i dhënë më pas dorën.

Arbana, buzëqeshi dhe i bëri publikisht një “kërcënim” partnerit duke i thënë:

“Eduart, ku do flesh sonte pash zotin?”

 

Vetë regjisori ka reaguar me një postim në Instastory, ku i kthen përgjigje partneres së tij, pas lojës që i bëri në emision.

“Çfarë fati kam me këtë kohën e mirë! Fle jashtë robi në ballkon në fresk”, shkruan ai duke bërë tag partneren.