Pas kartolinave, studentët i dërgojnë tullumbace Ramës

auto_studentet1545565847-1.jpg

Mesa duket protesta e studentëve nuk ka ndaluar! Ditën e djeshme, përpara Kryeministrisë ishin të pranishëm shumë studentë, të cilët i dërguan Ramës disa kartolina. Brenda në kartolina ata kishin shënuar kauzat e tyre, të cilët presin që kryeministri Rama t`ua plotësojë.

“Dje nisëm 9 kartolina, por kryeministri nuk ka denjuar që të kthejë përgjigje. Sot kemi nisur 9 tullumbace meqë kryeministri nuk është ekzistent, do t’ia nisim babagjyshit se ai është më ekzistent”, thanë studentët.

Studentët kanë vijuar duke theksuar se bojkoti i auditorëve do të vazhdojë dhe në janar. Së fundmi, ata kanë ftuar të gjithë studentët që ndodhen në Tiranë, tu bashkohen nismës së tyre derisa kërkesat të plotësohen

“Ftojmë të gjithë studentët që jetojnë në Tiranë, janë të lutur të na bashkohen. E gjithë kjo kauzë do të marrë një përfundim pozitiv që kërkesat tona të përmbushen. Gjatë ditëve në vijim edhe diaspora do të na bashkohet me këtë kauzë.  Jemi këtu për të ngjallur shpresën e një shqiptari për një të ardhme më të mirë. Kushdo që ndjen veten të përfaqësuar në kauzën tonë i ftoj me zemër që të bëhen pjesë e kërkesave tona”, përfunduan studentët./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303